“Çmendet” inflacioni në Turqi, arrin 78.6%, më i larti në dekada!

Inflacioni në Turqi mbërriti në muajin qershor në 78.6 për qind, niveli më i lartë ky në 24 vjet. Instituti turk i statistikave pohoi se një shifër e tillë nuk ishte regjistruar më që prej shtatorit 1998, kur inflacioni i përvitshëm u llogarit ne 80.4%.

Marketing

Ekspertët ia faturojnë këtë situatë politikave ekonomike të presidentit, Recep Tayyip Erdogan, që janë duke e rënduar sipas situatën akoma edhe më shumë.

Ndërkohë Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më i lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet.

Në maj, inflacioni ishte 73.5 për qind dhe 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar. Dhe duket se gjendja nuk do të stabilizohet shpejt: javën që shkoi, ministri turk i ekonomisë u zotua se çmimet e konsumit do të fillojnë të bien në muajin dhjetor, e atëherë sipas tij, do të nisë të shihet rënia e inflacionit.

Zyrtarët vendas thonë se situata e krijuar në qershor u nxit nga rritja prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe rritja me 94 për qind të pijeve joalkoolike. Përkqesimi i situatës ekonomike nisi vitin e kaluar, kur Erdogan detyroi Bankën Qendrore të ulte normat e interesit.

Edhe pse u pa qartë se kjo lloj politike i rriti cmimet e konsumit, presidenti turk nuk e pranon modelin konvencional ekonomik dhe insiston se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve.