“Çmendet” shkupjania sulmon njerëz dhe polic në kazino  

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 41 vjeçarja nga Shkupi është arrestuar sot në mëngjes për shkak të sulmeve ndaj të tjerëve, dëmtim të gjësendeve dhe agresive ndaj policëve.

Marketing

“Sot në ora 6:30 në Shkup në Kisella Vodë, zyrtarët policorë kanë arrestuar J.V (41) nga Shkupi duke vepruar pas një denoncimi të mëhershëm për prishjes të rendit dhe qetësisë si dhe për sulm fizik ndaj D.T dhe I.M”, thonë nga policia.

Ata sqarojnë se e privuara nga liria po ashtu ka sulmuar gjësende në kazino dhe në mënyrë agresive është sjellur ndaj policëve.

“Pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të parashtrohet parashtresë adekuate”, sqarojnë nga policia.

Marketing