Ç’mendim ka për Kosovën? Bashkëshorti i Rita Orës flet pas vizitës së tij të parë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora mbërriti dje në Kosovë e shoqëruar nga bashkëshorti Taika Waititi dhe familja e saj.

Marketing

Kjo është vizita e parë për bashkëshortin e saj në Kosovë, ndërsa bashkë me Ritën ai është pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

48 vjeçari që është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.

“Është hëra e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vijë e të vizitojë atdheun e gruas sime” ka thënë Waititi.

Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.

”Po ndihem si në shtëpi tashmë” ka thënë ai.

Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.

Marketing