Çmenduri në “Berbaneu”, tre gola për 14 minuta, Reali përmbys City-n. Bayern udhëheq përballë Arsenal

Reali i Madridit befasohet pa u mbushur dy minuta loja.

Marketing

Sapo nisi sfida, Citizens fituan një goditje të lirë jo shumë larg zonës dhe Bernardo Silva sheh se Lunin është i pavemendshëm dhe e dërgon topin në rrjetë me një goditje të shpejtë, 0-1.

Rreth 10 minuta më vonë, “Los Blancos” kundërpërgjigjen me Camavingan.

Por e pabesueshmja ndodh dy minuta më vonë, kur përmbyset rezultati në 2-1 falë golit të Rodrigos.

Saka “ndez” festën në “Emirates”, por Gnabry e Kane përmbysin rezultatin

Arsenal – Bayern 1-2 (Saka 12′ / Gnabry 18, Kane 32 pen.)

32′ – Sane fiton një 11-mtërsh, e shndërron në gol Kane, 1-2.

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve prodhoi këtë përplasje intriguese mes Arsenalit dhe Bayernit, me Harry Kane që kthehet për të luajtur në Londrën Veriore për herë të parë që nga largimi I tij nga Tottenhami në verë.

Marketing