Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e Premiere League, mes Newcastle dhe Everton.
Një tifoz ka dalur në fushë dhe e ka lidhur veten në shtyllën e portës në fillim të pjesës së dytë, për të protestuar.
Mesazhi i tij ishte për të ndaluar prodhimin e vajrave.
“Vetëm ndalni vajin” apo “Just Stop Oil” është një lëvizje aktiviste, e cila po bëhet në Mbretërinë e Bashkuar për të kundërshtuar prodhimin e lëndëve djegëse fosile, të cilat ndotin ambientin.
Protestën e kanë ndaluar punonjësit e stadiumit, të cilët kanë shpejtuar të heqin shiritin me të cilin ai lidhi veten në portë.