Çmenduria ruse: Bombardohet spitali i fëmijëve në Kiev

Sulmet e Rusisë mbi Ukrainën po vazhdojnë ende, duke pasur cak shumë qytet e objekte të ndryshme, një nga këto objekte raportohet të jetë edhe spitali i fëmijëve në Kiev.

Marketing

Zjarri i artilerisë ruse ka goditur spitalin e fëmijëve me kancer në Kiev, Okhmadyt, duke vrarë një fëmijë dhe duke plagosur dy, së bashku me dy të rritur, raportoi TSN, përcjell lajmi.net

Dëshmitarët okularë raportuan se qyteti është nën zjarr nga sistemet e raketave me shumë lëshime.

Luftimet mes dy vendeve po ndodhin tash e sa ditë, të cilat kanë bërë që shumë vende të botës të reagojnë rreth kësaj situate. Shumica e të cilave kanë dënuar ashpër veprimet e Rusisë.