Çmim i rëndësishëm për burimet njerëzore për “Neptun” Maqedoni. Zbuloni pse grupacioni “Balfin” është një kompani lider në burime njerëzore në vendin ton
Ana Kostovska, menaxhere e burimeve njerëzore në “Neptun” Maqedoni, mori çmimin menaxheri më i mirë i burimeve njerëzore 2019 në HR çmimet e organizuar nga Asociacioni i burimeve njerëzore të Maqedonisë. Çmimi është një tjetër mirënjohje e HR- politikave të kompanisë, e cila është pjesë e grupit ndërkombëtar “Balfin”, një nga grupacionet më të rëndësishme dhe më të forta investuese në rajon.
– Mirënjohjen që marr tani, e konsideroj për besim se do të kontribuoj edhe më shumë. Jam e lumtur që jam pjesë e grupacionit “Balfin”, që i kushton vëmendje të veçantë punonjësve të saj, si ana kryesore dhe më e fortë e tij, diçka që e çon përpara në të gjitha vendet në të cilat operon, në vendin tonë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Austri dhe Holandë – thotë Kostovska.
Ana Kostovska, menaxhere e burimeve njerëzore në “Neptun” Maqedoni
Çdo segment i një kompanie sjell vlera të konsiderueshme në tërësi, por kompanitë moderne, të përkushtuara ndaj inovacionit dhe përmirësimit të shoqërisë e dinë se, në fund të fundit, vlera më e madhe për kompaninë janë njerëzit. Të gjitha vlerat jomateriale, siç janë patentat, të drejtat e autorit, pronësia intelektuale, brendet, markat tregtare dhe hulumtimet dhe zhvillimi janë rezultat dhe janë krijuar prej njerëzve. Kjo moto është ndërthurur edhe në mënyrën e punës së grupacionit “Balfin”. Ne vendosëm të zbulojmë pse menaxhimi i burimeve njerëzore është kaq i rëndësishëm për kompanitë e grupacionit.
– “Balfin” është vërtet një mjedis pune dinamik dhe mendoj se kjo është pikërisht ajo që u pëlqen punonjësve. Ata kanë dëshirë të mësojnë dhe të rriten profesionalisht. Kur flasim për zgjedhjen e punonjësve, ne përpiqemi të punësojmë jo vetëm në bazë të shkathtësive teknike, por edhe për shkak të pasionit, dinamizmit dhe dëshirës për rritje profesionale që kandidatët shprehin në intervista. Njerëzit e tillë janë padyshim arsyeja kryesore për suksesin e grupacionit – thotë Elvin Nosi, drejtor i burimeve njerëzore në “Balfin”.
“Balfin” ka më shumë se 6.000 punonjës që punojnë në fusha të ndryshme – ndërtimtari, zhvillim dhe menaxhim të pasurive të patundshme, turizëm, shitje me shumicë dhe pakicë, energjetikë, industri të minierave, veprimtari bankare, etj. Në vendin tonë, nën ombrellën e “Balfin” punojnë dy kompani – “Neptun” dhe “Skopje East Gate”.
Elvin Nosi, drejtor i burimeve njerëzore në Grupin Balfin
– Për të qenë pjesë e “Neptun” dhe për të qenë të suksesshëm, punonjësit duhet të kenë dëshirë të mësojnë, të jenë të sinqertë, pozitiv, punëtorë, të përfshihen në mënyrë aktive në aktivitetet ekipore, të tregojnë vetë-iniciativë dhe motivim. Të jenë të orientuar drejt zbulimit dhe plotësimit të nevojave të konsumatorëve dhe të shprehin lirshëm idetë e tyre inovative – thotë Aneta Dudanova, specialiste rekrutimi në “Neptun” Maqedoni.
“Neptun” aktualisht numëron 386 të punësuar. Dudanova thotë se rritja dhe zhvillimi i tyre personal janë ndër vlerat kryesore të kompanisë, sepse ata janë të vetëdijshëm që rritja personale çon në rritjen e kompanisë. Prandaj, ata vazhdimisht sigurojnë
trajnime dhe punëtori edukative në përputhje me nevojat e kompanisë dhe nevojat personale të punonjësve.
– Ne investojmë vazhdimisht në edukimin e punonjësve, si në aspektin e shkathtësive teknike dhe të buta, ashtu edhe në aktivitetet team-building. Ne kemi një numër të madh të ekipeve që janë shpërndarë në vende të ndryshme në të gjithë Maqedoninë dhe këto aktivitete janë një shans për punonjësit që të njoftohen, të shkëmbejnë ide dhe mendime dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në tejkalimin e problemeve – thotë Dudanova.
Aneta Dudanova, specialiste rekrutimi në “Neptun” Maqedoni
“Skopje ist gejt” është kompania tjetër e Maqedonisë që është pjesë e grupacionit “Balfin”. Kjo është një kompani në rritje që udhëheq me pronën e patundshme në suaza të projektit multifunksional “Skopje ist gejt” (SEG), i cili përbëhet nga një qendër tregtare, një kompleks banimi dhe një qendër biznesi. Pritet që ky projekt të vendos standarde të reja për shoping, jetesë dhe biznes në Shkup dhe të bëhet një simbol i ri i qytetit.
– Ekipi ynë ka të njëjtat atribute si projekti – serioz, ambicioz, këmbëngulës, dinamik dhe këto janë karakteristikat që janë të përbashkëta për të gjithë punonjësit. Çdo individ ka një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mban përgjegjësi personale në realizimin e projektit investues me buxhet të lartë, i cili është gjithashtu investimi më i madh privat në një kompleks ndërtimi me përdorim të shumëfishtë. Në përzgjedhjen e kandidatëve, ne udhëhiqemi nga motoja se punonjësit janë bartës për zhvillimin e kompanisë dhe drejtuesit e biznesit. Ne kërkojmë individë me përvojë të cilët janë të motivuar të japin kontributin e tyre për historinë tonë të suksesshme dhe që ndajnë vizionin tonë – thotë Suzana Ristova-Veliçkovska, drejtor financiar në SEG.
SEG në fazën e parë të realizimit, ndërtimin e qendrës tregtare, ka 33 të punësuar. 50 vende të reja pune priten kur të hapet dhe të fillojë ndërtimi i kompleksit të banimit dhe qendrës së biznesit.
– Rritja personale dhe zhvillimi i punonjësve është një nga përparësitë në politikën e kompanisë. Ne investojmë vazhdimisht në punonjësit tanë përmes trajnimeve dhe kurseve të ndryshme, shkëmbimit të përvojës – shton Ristova-Veliçkovska.
Suzana Ristova-Veliçkovska, drejtore financiare në SEG
Si grupacion ndërkombëtar, “Balfin” shpesh përdor mundësinë për lëvizje të brendshme të punonjësve të saj. Përvoja ndërkombëtare që ata fitojnë ka një vlerë të madhe si për punonjësit ashtu edhe për kompanitë e tyre.
– Lëvizjen e brendshme brenda kompanive të grupacionit ne e konsiderojmë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin profesional dhe avancimin në karrierë. Në të njëjtën kohë, edhe grupacioni përfiton sepse ashtu përcillet praktika e mirë nga një kompani në tjetrën, sa herë që është e nevojshme të përmirësohet një ekspertizë e caktuar. Për momentin kemi disa raste të menaxherëve të angazhuar me afat të gjatë nga kompanitë në Shqipëri nëpër kompani të tjera nëpër Ballkan. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një program ndërkombëtar për mobilitet të strukturuar mirë, që do t’i bëjë të prekshme mundësitë ndërkombëtare për talentet në grupacion – shpjegon Nosi.
Dudanova tregon se shkëmbimi i përvojave me kompani të avancuara dhe inovative është një nga privilegjet që ata kanë si pjesë e grupacionit “Balfin”.
– Punonjësit shpesh marrin pjesë në trajnime dhe shkëmbime të organizuara nga “Balfin”. Kjo u jep atyre mundësinë të zbatojnë praktika dhe përvoja pozitive nga kompani të tjera dhe t’i përshtatin ato me nevojat tona. Ndonjëherë, praktikat e mira nga kompania jonë zbatohen në kompanitë tjera të grupacionit – thotë Dudanova.
Ristova-Veliçkovska nga SEG pajtohet se shkëmbimi i përvojave ndërmjet kompanive është me vlerë të madhe.
– Punonjësit tanë marrin pjesë në trajnime dhe punëtori, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, me trajnerë që janë më të mirët në fushën e tyre të ekspertizës, ku ndahen know-how dhe praktikat më të mira. Ne vazhdimisht kemi mbështetje nga kolegët tanë nga kompanitë që janë pjesë e grupacionit – shton ajo.
Pjesë e politikës së “Balfin” është të sigurojë një ekuilibër midis punës dhe kohës së lirë të punonjësve, si dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
– “Neptun” Maqedoni filloi si një kompani familjare dhe ne jashtëzakonisht i vlerësojmë vlerat familjare. Nëse punonjësit nuk kanë një ekuilibër midis punës dhe kohës së lirë, ata nuk do të jenë të motivuar, as të lumtur dhe as produktiv. Në thelb, “Neptun” Maqedoni është një familje e madhe shumëngjyrëshe dhe gjithëpërfshirëse. Ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe të veçantë në mënyrën tonë dhe përpiqemi të realizojmë vizionin e kompanisë – thotë Dudanova.
KORNIZA:
Njerëzit janë pika jonë më e fortë
Elvin Nosi, drejtori i burimeve njerëzore në Grupin Balfin thotë se njerëzit janë pika më e fortë e grupit. Sipas tij, njohuritë akademike janë të rëndësishme, por nuk janë çelësi i suksesit në karrierën e punonjësve.
– Kualifikimet akademike dhe profesionale janë të rëndësishme sepse ato zakonisht ofrojnë një themel të mirë për njohuritë teknike të nevojshme për pozicionin. Por ato nuk janë gjithmonë çelësi i suksesit të karrierës së një punonjësi. Ne jemi dëshmitarë të shumë punonjësve që ndërtojnë karrierën e tyre përmes pasionit, dëshirës për të mësuar gjëra të reja, duke përdorur mundësitë e gjera të ofruara nga grupi falë zhvillimit të vazhdueshëm – thotë Nosi.
Grupacioni Balfin ka krijuar një program të veçantë të quajtur “Talent Pool” për punonjësit më të talentuar. Ky program u krijua për t’u dhënë talentëve një mundësi për të përparuar dhe për t’u dhënë atyre një hov në karrierë.
– Ky program përbëhet prej identifikimit, trajnimit dhe zhvillimit të talentëve dhe përgatitjen e tyre për pozitat më të larta drejtuese në nivel grupi, deri në pozicionin e drejtorit ekzekutiv në secilën prej kompanive të “Balfin” – shpjegon Nosi.