Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,27 % në raport me vendimin e datës 22.11.2021.

Marketing

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1), ulen për 0,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS (D-Е V) nuk ndryshon.

Nga mesnata benzina për motorë EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74.50 (denarë/litër), ndërsa EUROSUPER BS– 98 për 76.50 (denarë/litër)

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 66.50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 65.50 (denarë/litër), ndërsa Mazut М-1 SU për 41.543 (denarë/kilogram).