Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,54% në raport me vendimin e datës 15.5.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,182 %, te nafta për 1,847 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,231 % dhe te mazuti për 0,571% .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 1,072% Nga data 23.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 78,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 80,50 (denarë/litër)
– Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,433 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.5.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.