Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimet e derivateve të naftës nga mesnata do të lirohen për gjysmë denarë. Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme.

Marketing

Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 61 denarë, ndërsa EUROSUPER BS 98 do të kushtojë 63 denarë.
Një litër Dizel do të kushtoj 58 denarë. Çmimi i vajit të lehtë për amvisëri do të jetë 46.50 denarë për litër.