Çmimet e banesave në Shkup janë rritur për gati 20 për qind

Çmimet e banesave në Shkup janë rritur për gati 20 për qind në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se ka rritje të çmimeve të hapësirave për banim në raport me tremujorin e katërt të vitit 2022 për gati 1,5 për qind. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë gjithashtu se vitin e kaluar, nga janari në mars, çmimet janë rritur për më shumë se 12 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, që u pasua me një rritje prej 16 për qind në tremujorin e dytë, më pas me 21 për qind në tremujorin e tretë dhe me 20 për qind në tremujorin e katërt. Ky raport është përgatitur nga indeksi i çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, bazuar në të dhënat që kanë të bëjnë me shpalljet për shitje të publikuara nga agjencitë që merren me shitje të patundshmërive. Informacionet thonë se ka rritje të qirave, dhe rënie të shitjeve të pasurive të patundshme. Në kryeqytet një metër katror kap çmimin deri në 2000 euro. /Alsat.mk

Marketing