Çmimet e shërbimeve hotelerike në korrik më të larta për 0,3 për qind

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelierike në korrik të këtij viti në krahasim me qershorin kanë mbetur të pandryshueshme, ndërsa në krahasim me korrikun e vitit të kaluar janë rritur për 0,3 për qind.

Marketing

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik të vitit 2019, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,është rritur për 1.6 për qind, derisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2018 ka mbetur në nivel të njëjtë.