Ballina Sport Çmimet Laureus, Leo Messi shpallet sportisti i vitit

Çmimet Laureus, Leo Messi shpallet sportisti i vitit

Kapiteni i Argjentinës kampione të botës, Lionel Messi u shpall Sportisti i Vitit në ceremoninë e çmimeve Laureus, teksa kampionia e garave të shpejtësisë, Shelly-Ann Fraser-Pryce mori vlerësimin më të lartë për femra.

Marketing

Messi gjithashtu tërhoqi edhe çmimin në emër të përfaqësueses së futbollit të Argjentinës, që u shpall Skuadra e Vitit, pas triumfit në Botërorin Katar 2022.

Legjenda 35-vjeçare e kishte fituar vetëm një herë më parë çmimin, të cilin në vitin 2020 e ndau me yllin e Formula Një, Lewis Hamilton. Messi bëhet i vetmi sportist që ka fituar në të njëjtin edicion çmimin individual dhe atë ekipor.

Protagoniste me rezultate të shkëlqyera në 2022-shin ishte edhe Fraser-Pryce. Mes titujve të fituar nga xhamajkania ishte edhe medalja e artë në Botërorin e Atletikës.

Tenisti Carlos Alcaraz, fitues në US Open gjatë vitit të kaluar dhe përkohësisht numri një në botë, u vlerësua si Surpriza e Vitit. Rikuperimi nga arresti kardiak dhe kthimi në fushë i Christian Eriksen, u vlerësua si Rikthimi i Vitit.

Ceremonia e çmimeve Laureus në kryeqytetin francez, Paris u kthye për herë të parë në formë fizike prej kalimit në formë virtuale dy vjet më parë, për shkak të pandemisë COVID-19

Exit mobile version