Korrja e grurit përfundoi të gjitha 78.000 hektarë sipërfaqet e mbjella. Rendimenti mesatar është rreth 3.500 kilogramë hektarë, ndërsa çmimi i blerjes lëviz prej nëntë deri 10,5 denarë për kilogramë, varësisht nga cilësia, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).
MBPEU përkujton se deri më 15 gusht zgjat afati për dorëzimin e kërkesave për blerje publike të grurit për tregti për nevojat e Agjencisë për rezerva të mallrave. Në thirrjen publike për herë të parë janë lejuar sasi më të vogla që të munden edhe bujqit drejtpërdrejtë të shesin grurë për rezervat e mallrave.
Para fillimit të korrjes dhe blerjes, ministri Lupço Nikollovsku, mbajti një sërë takimesh me prodhuesit dhe mullisët. Ndërsa në bazë të analizave që i ka bërë MBPEU, janë vendosur edhe një sërë masash për prodhimet bujqësore të cilat parashikojnë mbështetje prej gjithsej katër milionë euro.