Një megavat orë energjike elektrike në bursën hungareze HUPEX për dërgesë sot kushton 436 euro, e cila është 2.4 herë më e shtrenjtë që nga fillimi luftës në Ukrainë. Ky është alarm i kuq për ekonominë tonë, sepse ka shumë kompani që paguajnë energji elektrike me çmimin e një megavati HUPEX duke përfshirë edhe koeficientin.
Megavati i energjisë elektrike që u shit në këtë bursë të enjten, më 24 shkurt të këtij viti (kur ushtria ruse hyri ushtarakisht në Ukrainë) për 178 euro, më 6 mars (e diel, dje) kushtoi 340.8 euro.
Sipas informacioneve jo zyrtare nëse kemi vazhdim të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës mund të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në kompanitë e vendit. Ka mbi 4000 kompani që varen nga çmimet e tregut të aksioneve për energjinë elektrike të cilët muajin e ardhëm do të duhet të paguajnë faturat e energjisë elektrike të cilat priten të jenë deri në 50 për qind më të larta.