Çmimi i naftës ra pikiatë, Trump telefonon Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës diskutuan situmbi faktin se situata në tregjet e naftës nuk është në favor të asnjërit vend.

Marketing

Kremlini zyrtar njoftoi se të dy presidentët ranë dakord që zyrtarët rusë dhe ata amerikanë të energjisë, të vazhdojnë diskutimet për situatën e krijuar pas uljes së çmimit të naftës në nivel global.

“Padyshim, ka një qasje të përbashkët se situata aktuale e tregut të naftës nuk është në interes të vendeve tona”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Nga ana tjetër, kur u pyet, nëse të dy udhëheqësit kishin diskutuar për Arabinë Saudite gjatë telefonatës së tyre, Peskov nuk pranoi të komentojë.

Kujtojmë se cmimi i naftës së papërpunuar është zhytur në nivele që nuk janë parë që nga 2002 pasi kërkesa ka rënë në mënyrë drastike pas kolapsit të krijuar nga pandemia koronavirusit.

Të hënën cmimi ra në 22.58 dollarë për fuçi, niveli i më i ulët që nga nëntori i vitit 2002. Përveç rënies së kërkesës, një luftë çmimesh shpërtheu në fillim të këtij muaji midis Arabisë Saudite dhe Rusisë.

Kjo filloi kur Arabia Saudite nuk arriti të bindë Rusinë të mbështesë shkurtimet e prodhimit që ishin dakorduar me anëtarët e tjerë të grupit të prodhuesve të naftës të OPEC.

Vendimi erdhi ndërsa rafineritë në të gjithë botën po përpunojnë më pak naftë të papërpunuar. Kërkesa për transport është bllokuar nga linjat ajrore dhe pakësimi i makinave ndërsa vendet ndërmarrin masa më të ashpra për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.