Në seancën e ardhshme, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të vendosë për ndryshimin e çmimit për një orë parkim në hapësira publike dhe parkingjeve të operuara nga “Parkingje në qytet” në ditët kur shpallen masa të jashtëzakonshme për të tejkaluar pragjet alarmuese të grimcave PM10, kundër ndotjes së ajrit.
Vitin e kaluar, qyteti i Shkupit deklaroi ditë të jashtëzakonshme vetëm dy herë.
Nga qyteti i Shkupit theksuan se shifrat statistikore tregojnë se ka progres në reduktimin e ndotjes së ajrit gjatë këtij vitit, pas masave të ndërmarra gjatë muajve të fundit.
Në zonën qendrore të qytetit ka rreth 28 parkingje, për të cilat çmimi për parkim në orë varion nga 25 në 100 denar, i cili do të rritet dyfish gjatë ndotjes së ajrit.