Çmimi shtetëror “22 nëntori”, laureatë Adnan e Kimete Agai dhe David Hosaflok

Për herë të parë, Maqedonia e Veriut ndan çmimin shtetëror “22 nëntori – Kongresi i Manastirit, Dita e Alfabetit”.
Çmimi u ndahet personaliteteve të shquara, që kanë dhënë shumë për arsimin, shkencën dhe kulturën shqiptare. Laureatët e parë të këtij çmimi prestigjioz e janë Adnan e Kimete Agai dhe David Hosaflook. Adnan e Kimete Agai janë pishtarë të arsimit e kulturës shqiptare. Ata përkushtimin e tyre për arsimin shqip dhe kombin shqiptar e paguan me diferencim të tejskajshëm, madje edhe me burg, por kjo në asnjë moment nuk i stepi dy pishtarët e arsimit shqip të vazhdojë punën e tyre në të mirë të kombit.

Marketing

Fituesi tjetër i çmimit, Dr. Hosaflook, është shtetas amerikan, e që një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë e shqiptarëve, e çmimin e merr për kontributin e jashtëzakonshëm në hulumtimin dhe studimin e Kongresit të Manastirit, e në veçanti për zbardhjen e fatit të familjes Qiriazi. Gjithashtu u zgjodh edhe punimi i diplomës dhe plaketës nga Zeni Ballazhi.

“Në këtë ditë që është zyrtarizuar edhe si festë shtetërore, tani po jepet edhe çmimi i arritjeve shoqërore që deri tash ka munguar në RMV, por ka munguar edhe në nivelin mbarëkombëtar, sepse nuk kemi një çmim mbarëkombëtar për të arriturat në të gjitha nivelet e funksionimit dhe këto që po bëhen në Maqedoni janë të arritura të jashtëzakonshme”,- tha drejtori i ITKSHSHM-së, Skender Hasani.

22 nëntori – Dita e Alfabetit Shqip, përkujton jo vetëm rëndësinë e padiskutueshme të Kongresit të Manastirit për gjuhën shqipe, por edhe pikënisjen e një rrugëtimi historik për shqiptarët, pasi 150 delegatët e Kongresit me vendimet e tyre, filluan lëvizjen që shënohet si moment kyç i historisë sonë, e që i orientoi shqiptarët e të gjitha trojeve, drejt kombeve të përparuar të botës perëndimore.

Marketing