Të Hënën në terrenin sportiv në Fushë Topanë, rr. Metodija Mitevski (mbara filijalës së Stopanska Banka SHA Shkup), Komuna e Çairit do të lëshojë në përdorim Coca Cola zonën e parë aktive në territorin e saj.
Në evenimentin e organizuat do të marrin pjesë: Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit dhe Lambro Patçe – Drejtor për marrëdhënie me publikun dhe komunikim i Birrarisë së Shkupit
Zonat aktive përbëhen nga fitnes pajisje profesionale të vendosura në lokacione të hapura të cilat janë të kapshme për të gjithë qytetarët. Përveç Komunës së Çairit, është planifikuar që deri në fund të vitit të vendosen Zona Aktive edhe në katër komuna tjera të Maqedonisë.
Zonat Aktive do të jenë të hapura 24 orë dhe qasje deri tek to do të kenë të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të merren me rekreim dhe jetë aktive, pa bërë aspak shpenzim për këtë gjë.