Coman zbulon planet për të ardhmen

Kingsley Coman ka zbuluar planet për të ardhmen e tij.

Marketing

Anësori francez i skuadrës së Bayern Munich, Kingsley Coman ka dhënë disa komente ku ka folur edhe për të ardhmen e tij.

Lojtari i bavarezëve ka thënë se do të pensionohet nga futbolli në moshën 32 ose 33-vjeçare, nëse nuk ka ndonjë problem paraprakisht.

“Nëse gjithçka shkon mirë, do ta lë futbollin në moshën 32 ose 33-vjeçare”, ka thënë Coman, përcjell lajmi.net.

“Që kur isha 7-vjeçar, s’kam pasur kurrë vikend. Vikendi shkon me futboll për mua, do të doja të ulesha para TV në një ditë të ndeshjes, pa i thënë vetes se jam i lënduar”, shtoi futbollisti.

Kingsley Coman ka fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tij me klube. Ai ka luajtur me Bayern, Juventus e PSG.