Conceicao e nis mbarë, Milani mposht Juventusin dhe siguron finalen e Superkupës

Rossonerët triumfuan 2-1 përballë Zonjës së Vjetër, për të kaluar në finale të garës së tretë më të madhe në Itali – aty ku do të përballet me Interin që eliminoi mbrëmë (2 janar) Atalantën.

Juventusi e nisi rrufeshëm ndeshjen, duke vënë të gjithë presionin mbi defanzivën e Milanit dhe kjo u shpërblye.

Në minutën e 21-të Kenan Yildiz kaloi torinezët në epërsi, kur u asistua  prej Mbangulas.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një tjetër skenar.

Milani filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre, duke shfaqur një tjetër fytyrë përballë vendasve.

Në minutën e 71-të, Christian Pulisic shënoi nga penalltia e shkaktuar prej Nicolo Savona, për rezultatin 1-1.

Pesë minuta më vonë, Federico Gatti (76′) bëri një gabim trashanik, duke futur topin në rrjetën e tij dhe duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Milani ia doli të mbante këtë epërsi, për të kaluar në finale, aty ku do të përballet me rivalin lokal, Interin, më 6 janar në “Allianz Stadium”.

Marketing