Conference League/ Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e Conference League që do të luhet mes ekipit italian të Romës dhe atij holandez Feyenoord, Garda e Republikes do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë.

Marketing

Bëhet me dije se rreth orës 17:00 Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen ne bulevardin Dëshmoret e Kombit.

Finalja e Conference League do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë ditën e sotme atmosfera në kryeqytet është ndezur ndërsa Tirana është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe tifozët e skuadrës holandeze Feyenoord.