Edhe Conference League përcaktoi skuadrat që u kualifikuan në fazen e 1/8 nga ndeshjet e Play Offit.
Spanjollet e Real Betis edhe pse u munden 1-0 nga belget e Gent, kaluan më tej falë suksesit 3-0 në ndeshjen e parë.
Panathinajkos mori nje bilete për më tej pasi fitoi 2-0 me Vikingur dhe permbysi rezultatin 1-2 të sfidës në Islandë.
Ndersa në takimet e tjera, Shamrok Rovers eliminoi me penallti norvegjezet e Molde ndërsa Kopenhagen kaloi më tej duke mundur 3-1 gjermanet e Heindenheim.