Conte largohet nga Tottenham

Tashmë është zyrtare. Antonio Conte nuk është më trajner i Tottenham. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku njoftohej se dy palët kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Marketing

Deklaratat shperthyese ndaj lojtarëve, rezultatet e dobëta në Premier League, si dhe eliminimi nga Champions League, kanë bërë që palët të ndërpresin këtu kontratën.

Për pjesën e mbetur të sezonit, Cristian Stellini do të drejtojë skuadrën si trajner i përkohshëm, së bashku me Ryan Mason si ndihmëstrajner.

Pas divoricit Conte i shtohet listës së trajnerëve të luksit pa skuadra për sezonin që vjen dhe që po planifikojnë lëvizjet e rradhës. Mundësia e vetme për momentin është ajo që lidhet me një rikthim të ish-trajnerit të Juventus dhe Inter në Itali. Ai është një trajner i cili i kushton jo pak arkës së klubeve prandaj 2 apo 3 emra mund të përballojnë fillimisht shpenzimet e tij.

Mediat italiane lidhin Juventusin, Interin por edhe Romën me Antonio Conten, por nuk përjashtohet edhe mundësia e pushimit për disa kohë të trajnerit italian nga fushat e blerta sidomos pas humbjes së disa miqve të tij të ngushtë si Ventrone, Mihajlovic apo Gianluca Vialli përgjatë muajve të fundit.