Conte s’ka të ndalur, largon edhe një futbollist nga Inter

Antonio Conte vazhdon të bëjë ndryshime te skuadra e Interit.
Inter vazhdon të punojë rreth shitjeve, në pritje të ardhjes së përforcimeve të reja.Mediat italiane raportojnë se futbollisti i radhës që pritet të largohet nga Nerazzurrët është Matias Vecino.
Ai ka disa oferta dhe mund të shitet për t’i liruar vend ardhjes së Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.Për këtë arsye, pikërisht sot në zyrat e Interit ka mbërritur Alessandro Lucci, menaxheri i futbollistit për të negociuar shitjen e mundshme të mesfushorit uruguaian nga Inter.

Marketing
Marketing