Kryeministri italian Giuseppe Conte sugjeroi sot krijimin e një zone pa fluturime si një mundësi për zgjidhjen e konfliktit në Libi.
“Një zonë pa fluturime mund të jetë gjithashtu instrument për arritjen e një qëllimi, ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive,” deklaroi Conte.
Ai shtoi se Italia mbështet plotësisht iniciativën e një konference për Libinë në fillim të vitit të ardhshëm në Berlin.
“Ekziston një aktivitet i gjerë diplomatik nga ana e Italisë, që shpesh nuk është i dukshëm,” theksoi Conte.
Libia është ish-koloni italiane.