Çorapet e Joe Biden “rrëmbejnë” vëmendjen e mediave, pamjet bëhen virale

Presidenti i SHBA Joe Biden ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi në një takim në qytetin e Wilmington kishte veshur çorape blu me qen të vegjël.

Marketing

Pëlqimi që ka Biden për qentë është e njohur për të gjithë. Duke filluar nga 20 janari, Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë vetëm çiftin e ri presidencial, por edhe dy qentë e tyre Chamo dhe Major.

Chamo e morën në vitin 2008 dhe tani është 12 vjeç dhe Majorin, i cili u birësua më 17 nëntor 2018 nga një Azil i Shtetit të Delaware, është 2 vjeç.

Kjo është hera e parë pas katër vitesh që kafshë shtëpiake futen në Shtëpinë e Bardhë, pasi Donald Trump i cili ishte në pushtet nuk kishte një të tillë.