Virusi që po bën bujë të madhe dhe po merr jetën e shumë njerëzve në Azi, e që më i përhapur është në Kinë, ka ndikuar edhe në botën e futbollit.
Evenimentet sportive janë afektuar nga ky virus, me shumë ndeshje që janë shtyrë, madje disa edhe janë anuluar
Ndeshja e Superkupës së Kinës mes Guangzhou dhe Shanghai është shtyrë. Ajo nuk do të luhet më 5 shkurt.
Gjithashtu pritet që edhe AFC Champions League të ndikohet dhe ndoshta të shtyhet, si pasojë e këtij virusi që po përhapet dhe po rrezikon jetën e aziatikëve, por edhe më gjerë.