Inter ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim tek Verona, me rezultat 1-3.
Argjentinasi Joaquin Correa debutoi dhe shënoi dy gola për t’i dhënë fitoren kampionit në fuqi.
Inter e gjeti vetën në disavantazh pas pjesës së parë, me golin e Ilic, por me fillimin e pjesës së dytë Lautaro Martinez barazoi shifrat, për të shënuar më pas Correa dy herë për rezultatin final të ndeshjes.