Coutinho konfirmon rikthimin te Barcelona: Më duhet të kthehem

Philippe Coutinho nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij përpara kthimit të tij në Barcelonë nga Bayern Munich.

Marketing

Braziliani e mbylli huazimin te gjigantët gjerman me fitimin e Ligës së Kampionëve, pasi mposhtën PSG-në me rezultat 1:0.

Coutinho mendon që nga sezoni i ardhshëm të ketë një transfer të përhershëm për të, derisa qëndrimi te Barcelona ende nuk është i sigurt.

“Unë nuk kam menduar për këtë. Unë duhet të kthehem dhe dua të punoj shumë për të pasur një vit të shkëlqyeshëm”, i tha ai.

“Nuk e di nëse do të jetë te Barcelona”.