COVID 19/ Austria heq të gjitha masat kufizuese

Zyrtarët austriakë nuk do t’u kërkojnë më shtetasve që hyjnë në vend të tregojnë dëshmi të vaksinimit kundër Covid-19 ose shërimit e tyre nga virusi, pas një ndryshimi të rregulloreve që do të hyjë në fuqi të hënën.

Marketing

“Gjithashtu, udhëtarët nuk do të duhet të paraqesin më një test negativ për Covid-19”, sipas rregullores së përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Teorikisht, individët që hyjnë në vend nga vende të klasifikuara si zona të prekura nga virusi do t’u nënshtrohen kushteve, por lista e vendeve ku zbatohen ato rregulla është aktualisht bosh.