Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.245 testime ndërsa janë evidentuar 188 raste me Kovid-19, prej të cilëve 25 janë ri-infektime.
Janë regjistruar 119 pacientë të shëruar.
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 305.066 raste me kovid, numri i personave të shëruar është 293.819, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është 9.206.
Numri i rasteve aktive është 2.041.