Në 24 orët e fundit janë regjistruar 196 raste të reja Covid-19, nga 2.067 testime të bëra. Ka vdekur 1 pacient ndërsa janë regjistruar 23 pacientë të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.670, numri i të shëruarve është 295.457, numri i të vdekurve është 9.228 dhe numri i rasteve aktive është 1.985.