Covid 19/Bilanci për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftojnë se në 24 orët e fundit janë bërë 2.020 testime ku pozitiv në koronavirus kanë rezultuar 163 raste të reja, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 24 janë riinfektime.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit 259 pacientë janë shënuar në regjistrin e të shëruarve.

Katër pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19.

Që nga paraqitja e pandemisë deri tani në vend janë bërë 1.978.825 testime, ku pozitiv në Kovid-19 kanë rezultuar 307.507 pacientë, numri i pacientëve të shëruar janë 296.833, numri i pacientëve që kanë humbur betejën me Kovid-19 është 1.434 persona.