Covid 19/ Bilanci për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 547 testime, ndërsa janë regjistruar 333 raste të reja me koronavirus.

Marketing

Në Shkup janë evidentuar 152 raste, Manastir-33, Ohër- 20, Kavadar dhe Strumicë nga 16…

Janë regjistruar 309 persona të shëruar.

Në 24 orët e fundit, si pasojë e komplikimeve të shkaktuar nga koronavirusi jetën e kanë humbur 19 pacientë.

Që nga fillimi pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 215 009 raste me kovid, janë shëruar 199 064, ndërsa jetën e kanë humbur 7 547 perona.

Numri i rasteve aktive është 8 398.