Gjysma e popullsisë në Britaninë e Madhe janë vaksinuar kundër COVID-19, duke u bërë shteti i parë në botë që regjistron një sukses të tillë, në luftën kundër pandemisë.
Ministri i Shëndetësisë Matt hancock tha se sot u vaksinuan 660 mijë qytetarë. Pas Britanisë, sukses në fushatën e vaksinimit kanë shënuar Emiratet e bashkuara Arabe dhe Kili.
Një ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, duke i kërkuar qytetarëve që të mos hezitojnë por të marrin dhe vaksinën AstraZeneca./