COVID-19 / Britania vendos kufizime të rrepta për miliona qytetarë

Teksa shifrat e rasteve të reja me COVID-19 janë në rritje, Britania e Madhe ka nisur të rikthejë masat kufizuese në Londër, Eseks dhe qytete të tjera  të cilat përfshihen në kategorinë e zonave me rrezik të lartë.

Marketing

Qeveria “Johnson” ka vendosur një sistem prej 3 nivelesh, ku i pari përshin zonat me rrezik të mesëm, i dyti ato me rrezik të lartë dhe i treti zonat më të rrezikuara.

Sipas niveleve, variojnë edhe kufizimet. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hanckok, njoftoi përfshirjen e Londrës në nivelin e dyte, ku parashikohen masa të tilla si ndalimi i vizitave në banesat private dhe grumbullime me persona jashtë familjes me klube dhe restorante.

“Duhet të veprojmë në mënyrë të balancuar e të vendosur për ta ruajtur virusin nën kontroll. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur jetën”, u shpreh Mat Hanckock.

Edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se nuk kishin zgjidhje tjetër. “Jemi në një pikë kritike në luftën kundër Covid-19 në Londër. Virusi po përhapet me shpejtësi në çdo cep të qytetit tonë. Së shpejti, do të kemi 100 raste për 100 mijë banorë. Shtrimet në spital janë rritur, më shumë pacientë janë në terapi intensive dhe më shumë londinezë po vdesin”, tha Sadiq Khan.

Kryebashkiaku tha se po i kërkonte qeverisë më shumë mbështetje financiare për të përballuar, atë që e quajti dimër të vështirë. Sipas sistemit të ri me nivele, mijëra klubet dhe restorantet e kryeqytetit nuk do të sigurojnë mbështetjen financiare të qeverisë, në ndryshim me ato të tjerat në zonat me rrezikun me të lartë, që janë detyruar të mbyllen.