Covid-19, byzylykë elektronikë për shkelësit e izolimit

Koreja e Jugut planifikon që t’u vërë byzylykë elektronikë atyre që shkelin rregullat e izolimit, pasi vendi vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Marketing

”Kryeministri Chung Sye-kyun tha se masat ishin një përgjigje ndaj shqetësimeve për numrin e njerëzve që shkelin rregullat”, njoftoi agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Byzylykët elektronikë do të ndjekin lëvizjet e të vetizoluarve përmes telefonave të tyre celularë.

Qeveria e Koresë së Jugut ka tashmë një aplikacion për të monitoruar njerëzit në karantinë.

”Vendi regjistroi 30 raste të reja dje, tre më shumë sesa një ditë më parë”, thanë autoritetet shëndetësore duke e çiuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 10 480 dhe të viktimave në 211.