Covid-19, çdo ditë rreth 30 prindër kërkojnë këshilla psikologjike

Pandemia, COVID 19 ashtu si në të gjitha sferat tjera ka ndryshuar edhe situatën në bërthamën e shoqërisë, familjen. Rreth 30 prindër të shqetësuar çdo ditë kërkojnë këshillë psikologjike se si t’i menaxhojnë ndryshimet e fëmijëve të tyre, konfirmon koordinatorja e linjës telefonike për mbështetje psikologjike të prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore, Gordana Nikollova.

Marketing

Më së shpeshti prindërit lajmërohen kur vërejnë ndryshim në sjelljen e fëmijëve, veçanërisht të fëmijëve të moshës parashkollore, të cilët bëhen më agresivë. Ato të moshës shkollore, para pubertetit manifestojnë anksiozitetin përmes vështirësisë me gjumin, shqetësim, mendime të caktuara shqetësuese ose qëndrime”-tha Gordana Nikollova, Linja për Mbështetje Psikologjike për prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore.

Ndonëse këshillat profesionale janë individuale, gjegjësisht varen nga problemi me të cilën po përballet secili prind veçmas, psikologia, Nikollova thotë se ka disa këshilla që vlejnë për të gjithë.

Koha patjetër të jetë e strukturuar në shtëpi. Pra të ketë strukturë të qartë të ditës, koha e fëmijëve të jetë e parashikueshme dhe të ndjehen të sigurt. Është e rëndësishme të kenë shumë aktivitete në shtëpi e të cilat do të jenë produktive për to, që do të mundësojnë që përmes lojës ta lirojnë anksiozitetin. Është e rëndësishme po ashtu që prindërit të qartësojnë se çfarë di fëmija për virusin. Të mos paragjykojnë se çfarë di, por të ulen e të bisedojnë me të, shkurt, qartë dhe në mënyrë precize t’i sqarohet se çfarë ndodhë, t’u thuhet se po punohet për vaksinë, sepse fëmijët e njohin termin “vaksinë” dhe është shumë qetësues për to”-pohoi Gordana Nikollova, Linja për Mbështetje Psikologjike për prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore.

Nikollova thekson se prindërit duhet të kenë kujdes se çfarë shohin e çfarë dëgjojnë fëmijët e tyre, të mos flasin në prezencë të tyre gjatë gjithë kohës për pandeminë e aq më pak për fakte të tmerrshme dhe iu rekomandojnë prindërve që të informohen vetëm nga burime relavante e të mos shohin lajme më shumë se dy herë në ditë. Ndryshe, linja për mbështetje psikologjike për prindërit e fëmijëve më të vegjël është aktive nga 17 marsi, ndërsa linjat për prindërit e adoleshentëve dhe fëmijëve me nevoja të posaçme që nga 25 marsi. Ndëkohë linjë e veçantë është aktive për të rriturit në vetë-izolim dhe një tjetër për qytetarët nga Dibra dhe Qendër Zhupa. Klinika Psikiatrike po ashtu iu ofron mbështetje psikologjike edhe të infektuarve, respektivisht të shtruarve në Klinikën Infektive si dhe punonjësve shëndetësor. Alsat-m

Marketing