Covid-19/ Europa mes masave parandaluese dhe protestave

Shtetet evropiane vijojnë luftën me pandeminë COVID-19, ndërsa përpiqen për mos iu rikthyer izolimit total.

Marketing

Referuar situatës, presidenti i Francës, Macron, është shprehur se; “Po bëjmë çdo gjë për të shmangur një tjetër mbyllje të kufijve evropiane e aq me tepër izolim të qytetarëve francezë. Mësuam këto kohë që nuk kemi kontroll mbi virusin por na takon ne të parandalojmë përhapjen”.

Ndërkohë, virusi po përhapet me shpejtësi në Francë ditët e fundit sidomos mes të rinjve. Mbi 7300 raste të reja ishte bilanci i fundit në vend dhe 20 viktima.

Për kancelaren gjermane situata pritet të përkeqësohet në të ardhmen.

“Gjatë verës shijuam të gjithë lirinë, por në muajt që pasojnë situata do përkeqësohet teksa grumbullimet shtohen si në punë, ashtu edhe në shkolla apo edhe mes miqve. Për këtë duhet të marrim masa”, u shpreh Merkel.

Spanja raportoi mbi 3800 të infektuar dhe 15 të vdekur çka nënkupton një rritje të vazhdueshme çdo ditë. Madridi zyrtar njoftoi se prej shtatorit çdo nxënës mbi 6 vjeç duhet të mbajë maskën teksa i rikthehet bankave të shkollës. Për të rriturit, një urdhër i tillë është në fuqi aktualisht sidomos në vendet më të frekuentuara.