COVID-19/ Europa në valën e tretë të karantinës

Sot në Francë dhe Poloni u futën në fuqi masat e reja anti-CVOID-19, për të frenuar një valë të tret të pandemisë.

Marketing

Në Francë, rreth 21 milionë njerëz janë përballur me masat e reja. Shumica e dyqaneve janë u mbyllur, por qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre për periudha të pakufizuara brenda një rreze prej 10 kilometrash.

Udhëtimi mes rajoneve është i ndaluar përveç arsyeve urgjente. Qeveria u tërhoq nga marrja e masave të ashpra edhe pse situata në spitale është alarmante për shkak të rritjes së fluksit të pacientëve.

Disa orë para se masat e reja të hynin në fuqi ishin mijëra qytetarë që u larguan nga Parisi për ti shpëtuar karantinës. Në Poloni, karantina e re është vendosur për 3 javë në të gjithë vendin. Zyrtarët fajësojnë përhapjen e mutacionit britanik.

Nga e diela, Gjermania do të kufizojë kalimet kufitare me Poloninë, një vend i klasifikuar tani si një zonë “me rrezik të lartë”. Qipro dhe Bullgaria, njoftuan gjithashtu një bllokim të ri 10-ditor këtë javë.

Hungaria gjithashtu zgjati kufizimet e bllokimit edhe për një javë tjetër pasi një rritje e fortë e infektimeve po thyen rekorde çdo ditë. Përjashtim po bën ditët e fundit Britania që po njeh ulje te ndjeshme të rasteve të reja.