Një 19-vjeçare ka humbur jetën nga Covid 19 në Mal të Zi.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se e reja ishte infektuar nga fundi i gushtit, dhe nuk ishte e vaksinuar.
“Gjatë trajtimit ajo kishte një sulm në zemër pas së cilit për kohë të shkurtër iu rikthye funksioni i zemrës, por pastaj pësoi edhe një sulm të dytë, pas së cilit nuk reagonte në terapi”, thuhej në deklaratën e Instituti të Shëndetit Publik, në të cilën gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që marrin vaksinat kundër Covid 19.
Gjatë 24-orëve të fundit në Mal të Zi, janë regjistruar 448 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit 517 pacientë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 5.249. Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, 2.000 njerëz kanë ndërruar jetë ndërsa janë infektuar gjithsej 135.981, raporton REL.
Që nga 4 maji, kur filloi fushata e imunizimit, të dyja dozat e vaksinës janë marrë nga 36.3 për qind e popullsisë së përgjithshme.