
Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 10 deri më 16 maj 2021, janë testuar gjithsej 16.773 në laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 6.3%.
Janë regjistruar 674 raste të reja pozitive në 31 qytete të vendit me rënie prej 48.3% të infektimeve të reja me COVID-19, krahasuar me javën e kaluar.
Pjesa më e madhe rasteve të regjistruar shënohen në Shkup 280 apo 41.5%, me incidencë javore 45.3/100.000. Incidenca më e lartë javore shënohet në Kratovë 94.1 në 100 mijë banorë.
Përqindja e pozitivëve në periudhën e përmendur varion nga 1.8% në 7.2%, mesatarisht 4.0%.
Personat e infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 240, 35.6%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 50-59 (n = 114; 16.9%), 30-39 (n = 114; 16.9%) 40-49 (n = 111; 16, 5%) dhe 20-29 (n = 56; 8.3%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 6; 0.9%) dhe 10-19 vjeç (n = 33; 4.9%)”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Nga coronavirusi janë shëruar 2.646 njerëz që ishin të shtruar në spital ose u trajtuan në shtëpi, që është një rritje prej 36.0% krahasuar me javën e kaluar.
Janë konfirmuar 65 vdekje nga 15 qytete, që është për 38.1% më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 56 persona ishin mbi 60 vjeç, 7 persona të moshës 50-59 vjeç, 1 person i moshës 40-49 vjeç dhe 1 person i moshës 30-39 vjeç.