Italia do të zgjasë urdhrat që po obligojnë mbajtjen e maskave në trena, metro, autobusë dhe për spektatorët në ambientet e brendshme sportive deri të paktën më 15 qershor, njoftoi të enjten ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Detyrimet për maska në restorante dhe vendet të hiqen më 1 maj.
Gjithsesi, qeveria u bën thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm edhe në këtë drejtim.
“Pandemia nuk ka përfunduar ende,” tha Speranza.
Italia regjistroi 69,204 infeksione të reja me koronavirusin e ri të enjten.
Pas kalimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Itali në fund të marsit, nevoja për të ashtuquajturën Green Pass – një certifikatë që vërteton vaksinimin ose një test negativ – gjithashtu do të eliminohet plotësisht në fund të prillit.
Vizitorët në restorante, bare, kinema, koncerte, disko apo dyqane nuk do të duhet të tregojnë më një certifikatë.
Leja do të kërkohet vetëm për të hyrë në spitale ose objekte të kujdesit shëndetësor deri në fund të vitit.