COVID-19/ Kanadaja i mban të mbyllur kufijtë deri më 30 shtator

Referuar situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Kanadaja do të mbajë mbyllur edhe për 1 muaj kufirin.  Lajmi është dhënë nga ministri për Sigurinë Publike, Bill Blair, i cili bëri të qartë se deri më 30 shtator nuk do të hapen kufijtë, ndërsa qytetarët apo banorët e përhershëm që lejohet të hyjnë dhe do të kthehen gjatë kësaj periudhe nga vendet e tjera duhet të karantinohen për 2 javë.Kjo masë e Kanadasë është në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

STATUSI NGA BILL BLAIR

Marketing

Qeveria jonë po shyn kufizimet ekzistuese të udhëtimit ndërkombëtar në Kanada me një muaj – deri më 30 shtator 2020 – për të kufizuar përhapjen e COVID-19 në komunitetet tona
Qytetarët kanadezë dhe banorët e përhershëm që kthehen në Kanada do të vazhdojnë t’u nënshtrohen masave të rrepta të karantinës. Përjashtimet dhe detajet e tjera mund të gjenden këtu: https://canada.ca/en/public-health/services/diseases/2019-novel-coronavirus-infection/latest-travel-health-advice.html/