Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.811 teste të kryera janë regjistruar 1.715 raste të reja me virusin korona. 882 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ( 1.715) janë regjistruar 240 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 2.057 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 20 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 4 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 26.01.2021 – 01.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 274.144 raste, prej të cilëve 251.688, janë shëruar, kurse 8.494 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 13.962 raste aktive me koronavirus.