Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, tha se qeveria po angazhohet për sigurimin e dozave të tjera vaksinash.
Ajo theksoi se objektivi i parë i qeverisë ishte vaksinimi i 500 mijë personave, ndërsa tanimë objektivi është të vaksinohen 1 milionë persona.
Manastirliu nënvizoi se gjatë javës do të mbërrijnë në Shqipëri mbi 11 mijë doza të vaksinash Pfizer, ndërsa në total, deri më tani, Shqipëria ka në dispozicion 750 mijë doza vaksinash.
“Nuk kemi reshtur për vaksinat anti-COVID. Një angazhim konkret, që i ka hapur rrugën vaksinimit me doza të dyta të moshuarit dhe kategorive të tjera. Kemi sot mbi 750 mijë doza vaksinash, si dhe do të kemi brenda javës 11.700 doza vaksinash Pfizer. Do të vijojmë furnizimin me 90 mijë doza vaksinash nga kontrata me Pfizer. Të gjitha këto përpjekje janë materializuar nga një punë kapilare në të gjithë vendit.
Falë kësaj pune kemi arritur në objektivin e parë me 500 mijë vaksinimeve dhe jemi të vendosur për kryerjen e 1 milionë vaksinimesh. Jemi të vendosur të intensifikojmë vaksinimin anti-COVID. Është fakt që kemi një rënie të ndjeshme në shtrimet në spitale, duke ulur pozitivitetin që është 4%. Anëtaret e Komitetit Teknik po vlerësojnë masat, por ato varen edhe nga sjellja jonë në përdorimin e masave. Shumë vende ende janë në përpjekje për sigurimin e dozave të para anti-COVID. Ndaj ne sot sjellim disa akte normative. Do të vijojmë të rrisim dispononim e vaksinave, për objektivin e 1 mln vaksina”, tha Manastirliu.