Pas lehtësimit të masave kufizuese, është rritur numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën.
Shumë specialist të fushës kanë nisur prej muajsh studimet për të kuptuar se si vepron në trupin e njeriut virusi vdekjeprurës, në mënyrë që të krijojnë një vaksinë kundër tij.
Aktualisht, autopsitë të njerëzit që kanë humbur jetën nga koronavirusi po ndihmojnë mjekët të kuptojnë se si sëmundja prek trupin.
Nga rezultatet është arritur në përfundim se zbulimet më të rëndësishme lidhen me mpiksjen e gjakut, sipas Dr Amy Rapkieëicz, kryetarja e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone.
Disa pacientë të diagnostifikuar me Covid-19 zhvillojnë mpiksje të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike” nga Rapkieëicz.
“Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku “në damarë dhe kanale të mëdha. Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla. Kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkri, por ne zbuluam mpiksje gjaku në çdo organ të trupit gjatë autopsisë. Ne gjetëm mpiksje gjaku në zemër, në veshka, në mëlçi dhe në organe të tjera. Veçanërisht në zemër, ku qelizat mieloide prodhojnë trombocitete që shkaktojnë mpiksjen e gjakut”,- shprehet Rapkieëicz.
Studiuesit shpresojnë të zbulojnë se si këto qeliza ndikojnë në mpiksjen e damarëve apo arterieve të gjakut, tha ajo. Por patologët janë habitur nga diçka që nuk arritën ta gjenin, raporton abcneës.al
Gjatë fazave të hershme të pandemisë, mjekët menduan se virusi do të shkaktonte infarkt miokardial. Por autopsitë kanë treguar se mundësitë për të pësuar infarkt miokardial janë të pakta, tha Rapkieëicz.
Ajo tha se një nga “mundësitë” që patologët kanë pasur është shanci për të ekzaminuar organet e shumë viktimave nga Covid-19 dhe të zbulojnë se çfarë ndodh me organizmin e tyre. Ajo shpjegoi se kjo mundësi që ata kanë nuk ishte e mundur të realizohej me H1N1 apo shpërthimin e SARS.