COVID-19 në Itali, hapen pub-et dhe kalçetot në Lombardi

Edhe pse koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta, Italia ka vendosur hapjen e diskove, pub-ve, sallave të vallëzimit dhe kalçetove në Lombardi.

Marketing

Këto aktivitetet kanë qenë mbyllur që prej muajit mars, kohë në të cilën koronavirusi preku ndjeshëm shtetin fqinj.

Lajmi konfirmohet nga guvernatori i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana i cili tha se hapja do të jetë në masa sigurie dhe sipas protokollit të OBSH-së. Në hyrje të gjithëve do t’i matet temperatura e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 37,5.

Lombardia është rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali, e cila ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave.

Në Itali që prej fillimit të pandemisë së COVID-19 janë shënuar 242.639 të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 34.938 persona.