Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë konfirmuar 55 raste të reja.
Këto shifra janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i rasteve të reja me COVID-19, vjen pas kryerjes së 574 testeve.
Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus në Kosovë ka arritur në 600. Gjatë 24 orë janë shëruar edhe 150 pacientë, duke e çuar në 11,585 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.